OPINION

Lufta e shenjët e UCK-së nuk devalvohet asnjëherë dhe nga askush sepse ajo është sinonim i jetës së sotme dhe lirisë së Kosovës

Përpjekjet për të devalvuar dhe për ti dhënë kahe tjetër çështjes së veteranëve është më shumë se përpjekje për të zhvlerësuar lufta qindravjeçare të popullit shqiptarë. Prandaj në këto momente kur kemi të bëjmë me listat e veteranëve e që po thuhet dhe shkruhet se kemi rritje të numrit, ne si institucione duhet të mbështesim prokurorinë dhe institucionet përcjellëse për të quar deri në fund nëse ka pasur keqpërdorim të listave të veteranëve. Jemi shtet funksional dhe si i tillë çështjet janë të ndara dhe duhet të ketë epilogë rreth kësaj çështje për të mos lënë dyshime të çfarëdo qofshin ato. Çështja e veteranëve nuk zgjidhet përmes debateve as edhe përmes zhurmës së krijuar por përmes vijës institucionale. Nëse dëshmorët dhe luftëtarët e vërtetë kanë pasur synim shtetin ligjor atëherë të merren organet kompetente siç është prokuroria qoftë edhe me brishtësinë e saj dhe të përfundoj kjo histori edhe e dhimbshme që po luhet në emër të luftëtarëve dhe idealit të tyre. Të gjithë ata që kanë manipuluar duhet të japin përgjegjësi institucionale dhe ligjore. Izmi Zeka

You Might Also Like