Sporte të tjera

Lulzim Haziri zgjidhet kryetar i Federatës së Badmintonit

Federata e Badmintonit sot e ka mbajtur kuvendin e rregullt zgjedhor.

Në këtë kuvend, Federata e Badmintonit është bërë me kryetar të ri.

Lulzim Haziri do të jetë kryetar i Federatës së Badmintonit për një mandat të ri katër vjeçar.

Haziri nuk ka pasur kundër kandidat dhe është zgjedhur me 25 vota pro, pa asnjë votë kundër ose abstenim.

Nënkryetare është zgjedhur Nerxhivane Jusufi, kurse sekretar i përgjithshëm, Blerim Sulejmani.

Anëtarë të bordit, Afrim Morina, Agron Sheremeti, Lumnije Huruglica , Arlind Hajdari, Shpresa Berisha. kallxo.com.

You Might Also Like