Sporte të tjera

Lumturie Rama kampione në shenjëtari për Kosovë e Shqipëri

Lumturie Rama, shenjëtarja e dalluar sportive në pistoletë ajrore, në distancë prej 10 metrash, ka arritur të bëhet kampione për Kosovë e Shqipëri, duke e zënë vendin e parë. Ajo sfidoi edhe garueset nga Shqipëria, me përvojë e traditë të pjesëmarrjes në shumë lojëra ndërkombëtare, me shkas shënimin e ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Rama është bërë pjesë e historisë së Kosovës, pasi ka marrë pjesë në Lojërat e Para Olimpike Evropiane, të mbajtura në Baku të Azerbejxhanit. Ajo ka përfaqësuar Kosovën në këto lojëra, bashkë me Ekipin Olimpik, pasi ka arritur normën minimale olimpike.

Shenjëtarja Rama nga Klubi i sapoformuar “Anamorava”, gjatë këtij muaji, do të udhëton për në Hungari, ku do të marrë pjesë zyrtarisht në Kampionatin Evropian, duke e përfaqësuar Kosovën në disiplinën me pistoletë ajrore, 10 metra, në kategorinë e femrave.

Ajo deri më tash ka pasur suksese sidomos në Kupën Botërore të Shenjëtarisë në Mynih të Gjermanisë, në Rushe të Sllovenisë dhe Gyor të Hungarisë. Rama ishte pjesëmarrëse edhe në Kupën Botërore të Shenjëtarisë, të mbajtur në vitin 2015, në Gabala të Azerbejxhanit.

Aktivitet e saj dhe të përfaqësuesve të Ekipit Olimpik të Kosovës, i kanë mbuluar edhe mediet më prestigjioze të botës si: Le Monde, BBC Neës, Euroneës, Japan Times…

Së fundi, ajo është duke bërë përpjekje bashkë me klubin e shenjëtarisë “Anamorava”, që për herë të parë, në komunën e Gjilanit, të ndërtohet poligoni i shenjëtarisë sportive, me standarde ndërkombëtare, pasi aktualisht, poligonin e tillë sportiv, nuk e ka akoma Gjilani, ndonëse është në mesin e komunave më të mëdha në nivel vendi.

You Might Also Like