Futboll

Lushtaku: Morëm dy gola të cilët nuk është dashur t’i marrim

Pas ndeshjes, trajneri Tahir Lushtaku është prononcuar për media, ku ka biseduar për ndeshjen në përgjithësi.

“Një dedikim për Ismet Munishin, i cili ka qenë dirigjent shumë i mirë dhe asistues i gjyqtarit kryesor që nga minuta e parë, e përgëzojë për këtë”.

“Mendoj që në pjesën e parë ishim të barabartë, një penallti e dyshimt për skuadrën tonë dhe rasti i Kreshnik Ukës në minutat e fundit të pjesës së parë na penalizuan”.

“U torhoqën në pjesën e dytë për të vazhduar më pas me kundërsulme, por nuk ka funksionoi. Morëm dy gola të cilët nuk është dashur t’i marrim”.

“Pavarësisht rezultatit, koha nuk na mjaftoi që të rikthejmë rezultatin. Bisedova me Ukën dhe mbetet të shihet çfarë do të ndodhë. Një lëndim të tillë e kishte edhe më herët”, ka thënë Lushtaku për Art Sport.

You Might Also Like