Zgjedhjet 2019

Luta: Me fitoren tonë më 19 nëntor, do të fitojnë gjithë

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës LDK’së dhe Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot janë mbajtur takime të veçanta me strukturat e partisë përfshirë kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas, Forumin e Rinisë, listën fituese dhe komisionet profesionale.

Në këto takime është finalizuar agjenda e tubimeve falënderuese, si fushatë ndryshe për të gjitha vendbanimet, lagjet, lokalitetet dhe fshatrat e Gjilanit.

“I falënderoj të gjitha strukturat e partisë për unitetin, punën dhe angazhimin e deritanishëm. I falënderoj të gjithë qytetarët e Gjilanit për mbështetjen e madhe në garën e 22 tetorit. Në veçanti, i falënderoj gjilanasit për mbështetjen përtej partiake, pra mbështetjen qytetare. Me fitoren tone më 19 nëntor, do të fitojnë të gjithë”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Strukturat e LDK’së në Gjilan kanë rikonfirmuar mbëshetjen e fuqishme, unitetin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin e madh për ta bërë fitoren e Lutës sa më të fuqishme më 19 nëntor

You Might Also Like