LAJME

Lutfi Haziri me bashkëpunëtor viziton Bashkësinë Islame për t’ua uruar Fitër Bajramin

Gjilan, 15 qershor 2018 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i shoqëruar nga nënkryetari, drejtorët e drejtorive dhe këshilltarët komunal, kanë vizituar sot në mëngjes Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, për ti uruar ata me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku është pritur nga kryetari, Naim Aliu dhe kryesia e BI-së.

Kryetari Haziri ka uruar kreun i BI-së në Gjilan dhe të gjithë besimtarët myslimanë, duke thënë se Fitër Bajrami është festë e sacrificës, e solidaritetit me skamnorët dhe familjet në nevojë, është festë e unitetit, e bashkëpunimit dhe harmonisë në përgjithësi dhe kjo duhet të vazhdoj gjatë gjithë vitit.

“Uroj sot të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit festën e Bajramit dhe Ditën e Çlirimit të Qytetit, duke shpresuar gjithnjë në solidaritet dhe humanizëm më të madh, sepse misioni edhe i muajit të Ramazanit, i festës së Bajramit por edhe i Çlirimit të Qytetit, si kauzë dhe luftë e fituar, ka të bëjë me solidaritet e me përkushtim për të ndrihmuar njëri-tjetrin. Kam nderin që sot ti përcjell urimet më të sinçerta kryetarit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, imamëve të xhamive dhe gjithë besimtarëve mysliman. Zoti ju bekoftë, ju ndihmoftë dhe Zoti qoftë pranë secilit që ka besim dhe adhurim për Te”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri pas vizitës në Bashkësinë Islame.

Nga ana e tij, kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, pasi ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, ka uruar që në këtë ditë të mbretëroj paqja, solidaritetit, lumturia dhe harmonia në familjet gjilanase, duke qenë gjatë tërë vitit solidar dhe human me shpirtë e me zemër për të gjithë ata që janë në nevojë.

You Might Also Like