Gjilan

Lutfi Haziri falënderon Amabasadën Amerikane për mbështetjen në programin “Ta Ruajmë Ambientin”

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim zëvendës ambasadoren amerikane, Colleen Hyland, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen e madhe që i ka dhënë programit “Ta Ruajmë Ambientin”, sikurse edhe për programet tjera në të mirë të qytetarëve të Gjilanit.

Pas këtij takimi, kryetari Haziri dhe zëvendës ambasadorja amerikane kanë marrë pjesë në hapjen e ekspozitës “Fëmijet mund të Ndihmojnë” me punime të 32 nxënësve të Gjilanit me shenjat për mbrojtjen e mjedisit, në kuadër të programit “Ta Ruajmë Ambientin”, projekt ky i cili është realizuar nga organizata “Balkan Union” dhe Drejtoria e Arsimit, me nxënësit e tetë shkollave fillore të Gjilanit për katër muaj rresht.

“Është kënaqësi që t’i mbështesim këto projekte në kuadër të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. Mendoj se ky është një projekt i suksesshëm dhe është e rëndësishme angazhimi i të rinjve për mbrojtjen e ambientit. Është thënë se të rinjtë janë e ardhmja e Kosovës dhe aktivitetet si ky tregojnë se kjo është e vërtetë. Ju nxënësit keni ndërmarrë hapin më të rëndësishëm, jeni angazhuar për vetëdijësim për ndikimin tonë në mjedis. E di se keni ndikuar edhe te moshatarët tuaj dhe te komuniteti”, ka thënë zëvendës ambasadorja, Hyland.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka falënderuar për mbështetje financiare dhe politike zëvendës ambasadoren Hyland dhe organizatën “Balkan Union”, KVRL-në dhe Njësinë për Rini për implemetim të këtij programi, të cilin e ka vlerësuar të suksesshëm.

“Në veçanti, i falënderoj ekologët e rinjë për punën e tyre në vetëdijësimin për mbrojtjen e ambientit. Ky është një program i vogël, por shumë i rëndësishëm për komunitetin. Prandaj, po ndihem tepër mirë që është implementuar me sukses”, ka thënë Haziri.

Fjalë rasti në këtë ngjarje pati edhe drejtoresha e organizatës “Balkan Union” nga Gjilani, Rrezarta Zeka Jakupi, drejtoresha e DKA-së, Shqipe Kastrati Haziri dhe nxënësja Lorina Bajrami, e cila është njëra ndër vullnetaret e shumtë që ka punuar në këtë projekt.

 

Përndryshe, 120 ekologë të rinjë kanë qenë pjesë aktive dhe vullnetare e projektit, të cilët janë angazhuar për pastrimin e hapësirave publike tw oborrit tw Spitalit të Përgjithshëm dhe Kampusit të Shkollave te Mesme. ​

You Might Also Like