Futboll

Lutfi Haziri lavdëron SC Gjilanin për përfaqësim dinjitoz, dënon aktin e djegies së flamur të Greqisë

Gjilan, 28 gusht 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka lavdëruar SC Gjilanin për përfaqësim dinjitoz në ndeshjen e mbrëmshme kundër Apoel Nicosia.

Njëkohësisht, Haziri ka dënuar aktin e djegies së flamurit të Greqisë, pas ndeshjes, nga disa individë.

“I uroj lojtarët e SC Gjilanit dhe udhëheqësinë e klubit për përfaqësim dinjitoz, të cilët na kanë bërë krenarë me lojë dhe disiplinë. I uroj suksese klubit në ndeshjet e ardhshme, vendore e ndërkombëtare. Njëkohësisht, e dënoj aktin e djegies së flamurit të Greqisë, pas ndeshjes nga disa individë”, ka thënë Haziri.

You Might Also Like