Kamenicë, LAJME

Lutfi Haziri: Megjithatë, lajme të mira prej Brukseli

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri mirëpriti votimin e këtij komisioni i cili i dha mbështetje procesit të liberalizimit. Haziri kërkoi nga EPP mbështetjen e plotë e grupit parlamentar të EPP ne kete proces të rëndësishëm për Kosovën.

Të hënën dhe të martën në Bruksel po mbahet takimi i Asamblesë Politike të Partive Popullore Evropiane. Lidhja Demokratike e Kosovës, si e vetmja parti kosovare anëtare e këtij grupimi më të madh politik të Bashkësisë Evropiane, po përfaqësohet nga Lutfi Haziri, nenkryetar i LDK.

Ky takim ka si temë kryesore punën e organeve partiake EPP.  Gjatë këtij takimi, z. Haziri, dha një rezyme të situatës politike në Kosovë si dhe u zotua se LDK do t’i çoj përpara proceset për të cilat është zotuar. Te pranishmit shprehën mirënjohje për kryetarin Isa Mustafa, punën e tij dhe rezultatet e mira të LDK-së.

Kjo mbledhje po mbahet në kohën kur edhe komisioni i Parlamentit Evropian (LIBE) mbajti votimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri mirëpriti votimin e këtij komisioni i cili i dha mbështetje procesit të liberalizimit. Haziri kërkoi nga EPP mbështetjen e plotë e grupit parlamentar të EPP ne kete proces të rëndësishëm për Kosovën.

“Kosova duhet t’i përmbush kriteret e saj brenda muajit dhe sesioni plenar i asamblesë parlamentare ta mbështesë dhe votoj përfundimishte rrugën e Kosovës për liberalizimin e vizave. Tash është në dorën e vetë Kosovës dhe deputetëve të saj ta zbardhin rrugën e Kosovës drejt Europës, LDK dhe partneri mazhoritar ne PE-EPP, po punojnë bashkë që ky rekomandim të kalon në Këshilin e Ministrave, ka thënë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në takimin e Asamblesë Politike të Partive Popullore Evropiane.

You Might Also Like