Gjilan

Lutfi Haziri pranon librin për luftën e UÇK’së nga general Abdullah Shasivari

 

Gjilan, 13 nëntor 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pranuar sot librin nga gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abdullah Shasivari, i cili titullohet “Betejat e mia”.

Ai e ka vlerësuar lartë kontributin e Shasivarit për kryengritjen e tij për çlirimin e Kosovës.

“Jam i lumtur që e ka nxjerrë në publik librin e tij, general Abdullah Shasivari. Në një kohë, ai e la familjen dhe la gjithçka për t’u kryengritur në luftën e UÇK’së dhe për t’u kthyer si fitimtarë më 12 qershor 1999”, tha Haziri.

You Might Also Like