Gjilan

Lutfi Haziri rikonfirmon bashkëpunimin me Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve në Gjilan

Gjilan, 1 shtator 2021 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka aprovuar kërkesën e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të luftës së UÇK-së në Gjilan dhe familjes Bahluli, për ta bërë rivarrimin e eshtrave të dëshmorit Mehmetali Sh. Behluli, më 17 shtator 2021.

Kjo është konfirmuar pas takimit të kryetarit Haziri me kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Gjilan, Rashit Ymeri.

Ai ka thënë se bashkëpunimi i Komunës me të gjitha shoqatat e dala nga lufta do të jetë në vazhdimësi.

“Komuna e Gjilanit ka aprovuar kërkesën dhe merr përsipër organizimin e ceremonisë dhe procedurave zyrtare për rivarrimin e dëshmorit nga fshati Dobërçan, Mehmetali Behlili, për në lokacionin e varrezave të dëshmorëve. Ne ia kemi për borxh që të varroset pranë shokëve të tij në lokacionin e varrezave të dëshmorëve, atje ku e kishte vendin. Është mirë që familja tashmë ka pranuar që të bëhet rivarrimi dhe institucionet komunale do të bëjnë të gjithë ceremoninë duke respektuar të gjitha rekomandimet dhe urdhëresat në kohë pandemie”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

You Might Also Like