Gjilan

Lutfi Haziri thotë se LDK’së i duhet unitet para zgjedhjeve të brendshme

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haziri, i cili ka shfaqur ambiciet e tij për të qenë i pari i kësaj partie, thotë se zgjedhjet duhet të shërbejnë për të bashkuar partinë.

“LDK’së i duhet unitet dhe për ta ruajtur këtë familje të madhe politike. Këto duhet të jenë zgjedhje, jo për t’i larguar të tjerët, por për t’i ofruar atyre. Zgjedhje, ku njerëzit nuk eliminojnë, por bashkohen për t’u bërë më shumë, ku respektohet veprimtari, por i hapet dera të riut…”, është mesazhi i Hazirit në Facebook.

Procesi zgjedhor në LDK sapo ka filluar dhe zyrtarisht askush nuk ka shpallur kandidaturën për kryetar të kësaj partie

You Might Also Like