Gjilan

Lutfi Haziri uron Bashkësinë Islame dhe besimtarët mysliman për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, i ka dërguar një telegram urimi kryetarit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, me lutjen që ky muaj të përshkohet nga toleranca, mirësia dhe solidariteti. Në telegram thuhet:

“I nderuar kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan z. Naim Aliu,

Të nderuar qytetarë të besimit islam në Gjilan,

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit t’ju uroj me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Uroj që sakrifica, toleranca dhe solidariteti të përcillen tek të gjithë qytetarët e Gjilanit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Zoti ua lehtësoftë agjërimin”, thuhet në telegramin e urimit të kryetarit Haziri ​

You Might Also Like