Gjilan

Lutfi Haziri uron Lumir Abdixhikun

Lutfi Haziri e ka uruar Lumir Abdixhikun për triumfin në garën për Kryetar të LDK-së.

Haziri ka thënë se nga sot do t’i qëndrojë pranë Abdixhikut, njofton Klan Kosova.

“Do të të qëndroj pranë në çdo ditë e çdo kohë dhe çdo proces e detyrë. Na kanë trazuar me muaj të tërë se si dhe qysh do ta kalojmë procesin e parë zgjedhor të 14 shkurtit dhe këtë proces”, është shprehur Haziri.

“Sot për mendimin timin dëshmuat se LDK është më e madhe, shkollë politike, shteti i Kosovës që do të punojmë pa ndalë. Kryetari i ri e rinon LDK-së për ta fituar çdo betejë politike që e kemi përpara”.

You Might Also Like