Muzikë

MatrixEnt ka prezantuar projektin e parë prej 10 këngëve (‘coverave’) të orkestruar nga disa këngëtarë të rinj

MatrixEnt ka vendosur të promovojë talentin e disa këngëtarëve të rinj, të cilët vijnë kryesisht nga Gjilani, teksa në stilin e ‘coverave’ kanë ripërsëritur hitet më të fundit të yjeve të estradës dhe atyre botërorë.

Tashmë kjo kompani ka prezantuar yjet e rinj të skenës, të cilët priten që shumë shpejt të bëhen pjesë e tregut muzikor.

Elona Sadiku, Besian Shkodra, Lorika Salihu, Beqir Raqipi, Granit Ismajli dhe Granit Leka tashmë veçse janë prezantuar si anëtarë të kësaj kompanie dhe në vazhdimësi pritet prezantimi i projekteve të tyre.

Loris Llapashtica, producent në këtë kompani, është ndarë i kënaqur me mbarimin e projektit të parë, derisa pret përkrahje sa më të madhe nga publiku, në mënyrë që puna e tyre të marrë suksesin e merituar.(telegrafi).

 

Më poshtë gjeni linkun në YouTube nëse dëshironi t’i dëgjoni projektet e tyre.

Beqir RaqipiBesian ShkodraElona SadikuGranit IsmajliGranit LekaLorika Salihu

 

You Might Also Like