Gjilan

Mbahet punëtoria lidhur me trajtimin e krimeve te urrejtjes

Misioni i OSBE–së në Kosove së bashku me Policinë e Kosovës organizojnë punëtori mbi “Udhëzuesin për Policinë e Kosovës lidhur me trajtimin e krimeve te urrejtjes”

Në këtë punëtori pjesëmarrësit u njoftuan me këtë dokument i cili do të ju shërbej anëtareve te PK – se në trajtimin, hetimin dhe procedimin e krimeve të urrejtjes, pjesëmarrësit në takim, eprorë të PK-së nga DPP dhe DRP në Gjilan, patën diskutime përmbajtjesore dhe dinamike lidhur me temën në fjalë.

Përmes këtij udhëzimi pjesëtarët e PK-së synojnë avancimin e veprimeve për të qenë sa me afër qytetarëve, të jenë më pro aktivë në parandalimin dhe luftimin e krimit, rritjen e cilësisë së shërbimeve, rritjen e efikasitetit dhe sigurisë publike, si dhe rritjen e besueshmërisë se publikut në PK-së.

Në takim të dyja institucionet u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen, duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojave dhe trajnimeve, me qëllim të avancimit të mëtejmë të policisë rajonale të Gjilanit, dhe krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurtë për të gjithë .

You Might Also Like