Shëndeti

Mbyllet ambulanca shëndetësore në fshatin Sadovinë e Jerlive pasi aty personeli mjekësor kishte trajtuar një person të infektuar me COVID 19

 Gjatë takimit të sotëm të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH),të kryesuar nga kryetari I komunës së  Vitisë, Sokol Haliti, u shqyrtua  gjendja aktuale në këtë komunë kur është fjala te luftimi I Pandemisë së virusit KOVID 19 me që rast u tha se  situate është nën kontroll por se sipas kryetarit të këtij komiteti Sokol Haliti u kërkua nga qytetarët që të respektojnë rekomandimet e ekspertëve, të mbajnë distancën, të vendosin maskën si dhe të mbajnë higjienën personale.

 

Në këtë takim të Shtabit emergjent, drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Hanife Jonuzi, bëri me dije se është mbyllur ambulanca shëndetësore në fshatin Sadovinë  e Jerlive, pasi që një person që ishte prekur me koronavirus ishte trajtuar aty.

 

E   drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli, tha se vetëm dje në komunën e Vitisë, nga ky virus janë prekur 12 persona dhe atë në këto vende: (4) qyteti i Vitisë, (2) Pozheran, (2) Ramjan, (2) Sllatinë e Epërme, (1) Beguncë dhe (1) nga Çifllaku.Aziz Zuka

You Might Also Like