Futboll

Mbyllet pjesa e parë Gjilani – Drita, gjyqtari në qendër të vëmendjes

 

Është mbyllur pjesa e parë në të cilën gjatë tërë pjesës së parë nuk u pa asnjë gjuajtje në njërën portë apo në portën tjetër. Në qendër të vëmendjes ishte gjyqtari i ndeshjes Dardan Qaka, i cili dha dy karton të kuq, të cilët ishin tejet të dyshimtë. Ai në minutën 16 pa ndonjë arsyje të madhe nga loja ndëshkoi lojtarin e Gjilanit, Ansi Nika, derisa pak para se të mbyllet pjesa e parë, sërish pa ndonjë arsye me të kuq e ndëshkoi edhe Haxhi Nezirajn e Dritës.

Ndryshe, loja në pjesën e parë ishte e një niveli mesatar, pa ndonjë rast që duhet theksuar, kurse me barazimin e forcave në fushë pritet që pjesa e dytë të jetë më interesante.

 

You Might Also Like