Futboll

Mbyllet pjesëloja e parë, Gjilani në disavantazh

Është mbyllur pjesëloja e parë ndërmjet Llapit dhe Gjilanit që po luhet në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Llapi është në epërsi me rezultat 1:0, me një gol të shënuar shumë herët nga Elvis Prençi në minutën e tretë, kur pas një sulmi të organizuar mirë, sulmuesi u gjet mirë në brendi dhe realizoi.

Është interesant se sulmi i Gjilanit ka pësuar ndryshime, ngase në vend të Nikaq e Hajdarit, në lojë nga fillimi janë futur Kelmendi dhe Çyrbja.

Gjilani pati rast të mirë në minutën e tetë, por Hila gjuajti jashtë. Jashtë gjuajti edhe Hoti në minutën 17, kurse Zhdrella në minutën 22 qëlloi traversën.

Edhe në minutën 32 Hila provoi nga largësia, por gjuajti jashtë, kurse Useini në minutën 34 për pak nuk ishte i saktë nga afërsia. Pjesëloja e parë u mbyll me një rast të Sadriut, që gjuajti jashtë portës nga largësia.

Pjesëloja e parë Llapi – Gjilani 1:0

 

 

You Might Also Like