KRONIKË E ZEZË

Me dhunë deshi të futet në zyrën e kryetarit

 

Me 15 shtator 2020 rreth orës 10:00, policia e Kosovës në Partesh ka pranuar një informatë se nga ana e të dyshimtit serb shtetas i Kosovës ka ardhur deri te “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” në ndërtesën e Komunës së Parteshit që ndodhet në Pasjan .

I dyshimti ka tentuar që në mënyrë të dhunshme të futet në ndërtesën e Komunës ma saktë në zyrën e kryetarit të Komunës së Parteshit, dhe pa ndërpre ka ofenduar dhe fyer edhe punëtorët tjerë të Komunës.

Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka arrestuar të dyshimtin.

Është vërtetu pasi ju ka bë matja me alkootest se i dyshuari është nën ndikim të alkoolit dhe atë me 1.98 promilë alkool në gjak.

Pas procedurave ligjore me vendim të prokurorit të shtetit ndaj të dyshimtit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, nën akuzën penale .

“Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Rasti procedohet në PTh .

You Might Also Like