OPINION

Mërgata në Zvicër e don Sami Kurteshin kryetar të Gjilanit !

 

Shkruan : Ismet Rashiti

 

Meqenëse Sami Kurteshi ka studjuar dhe magjistruar në Zvicër, është njëra ndër figurat më të lidhura me mërgatën dhe institucionet politike e shtetërore në Zvicër.

 

 Gjatë viteve 80-ta, Sami Kurteshi ka qenë njëri ndër udhëheqësit kryesor të Lëvizjes Kombëtare, bashk me Kadri Zekën dhe Zijah Shemsiun. E tërë plejada e veprimtarëve të këtyre viteve në Zvicër, sikurse pjesa dërmuese e bashkatdhetarëve, sidomos ata të Gjilanit dhe Anamoravës, kanë besim të plotë në përkushtimin, personalitetin dhe aftësitë e tij intelektuale për t’i dhënë hov zhvillimit ekonomik, kulturor e sportiv të Gjilanit. « Nëse dikush mundet me thithë investime nga mërgata shqiptare dhe sidomos nga kompani të njohura të këti shteti helvetik, padyshim është Sami Kurteshi », thonë shumë nga bashkatdhetarët tanë.

Për lexuesit e « Kryelajmit », gjatë këtyre ditëve do të shkëpusim vetëm disa vlerësime nga bashkëveprimtarët  e Sami Kurteshit të cilët folën pa hezitim, duke e vlersuar lartë personalitetin e tij !   

 

Veprimtari i njohur nga Gjilani, Saqip Zymberi, thot se Gjilanit i duhet patjetër një kryetar si Sami Kurteshi. Së pari ky e ka dëshmu me vepra. Tërë jetën ia ka kushtuar lirisë së Kosovës. Disa vite burg të rëndë në kazamatet e tmerrëshme të Serbisë. I ndjekur dhe i persekutuar nga policia serbe në mbrojtje të drejtave kombëtare shqiptare. Djalë i një familje atdhetare dhe përparimtare nga Gjilani.

Sami Kurteshi përveq se është i dëshmuar kombëtarisht, është i përgaditur dhe i shkolluar në universitetet më të njohura të Bernit dhe Cyrihut.

Sapo ka diplomuar, Sami Kurteshi, u kthy në Gjilan dhe Kosovë për t’i shërbyer Atdheut të tij aty ku ka nevojë. Është njeri i sakrificës, i fjalës dhe i punës konkrete.

Sami Kurteshi nuk mashtron, nuk manipulon dhe nuk vjedh. Njeri i ndershëm deri në fund.   Gjilani e ka për nderë me pasë kryetar një personalitet të kalibrit si Sami Kurteshi !

Po kështu shprehet edhe veprimtari shumëvjeçarë nga fshati Llovcë e kësaj komune : « Gjilani ka nevojë për një personalitet si Sami Kurteshi. Ka nevojë, arsimi, shëndetësia, ambienti, infrastruktura, urbanizmi. Sami Kurteshi është njeriu më zerioz, i cili nuk manipulon, nuk gënjen dhe nuk korruptohet kurrë. Të gjithë ata që e njohin nga afër apo kanë lexuar, kanë besim të plotë se Sami Kurteshi është njeriu më i përkushtuar për rrespektimin e ligjit . Një kryetar i tillë i duhet Gjilanit, ndaj Sami Kurteshi, e ka pa asnjë rezervë përkrahjen tonë.

Veprimtari tjetër nga Gjeneva, Ejup Ahmeti, veq tjerash thekson se « Sami Kurteshi është njeri me përvojë të madhe, me guxim dhe dinjitet. Me ideal kombëtar, i cili mund t’ia kthej shpirtin dhe dinjitetin Gjilanit të nëpërkëmbër nga udhëheqësit aktual. Familja Kurteshi qe katër breza punon dhe lufton për liri dhe arsim.  Sami Kurteshi ka qenë bashkëpunëtor i Kadri Zekës. Një ndër organizatorët kryesor të Lëvizjes Kombëtare. Në vitin 1983 është burgosur bashk me atdhetarin, Heroin e Kosovës, Zijah Shemsiun. Samiu është intelektual i kalibrit të lartë. Njeri i fjalës dhe shumë i vendosur, thot veq tjerash njëri nga veprimtarët e dalluar të Pranverës së Madhe 1981.

Nga ana tjetër, veprimtari nga Berni, Eqrem Schwab, është i mendimit se tani ka ardhur koha e udhëheqësve të kalibrit evropian si Sami Kurteshi. Kam bindjen se qytetarët e Gjilanit më tepër se në çdo komunë tjetër janë mashtruar nga premtimet e kota të udhëheqjes aktuale. Tani kësaj komune i duhet një njeri i sinqert që e respekton ligjin dhe drejtësinë. I duhet një intelektual që punon me me mendje e me zemër. Ky është Sami Kurteshi një veprimtar i dalluar dhe i pastër si loti. Jam i sigurt që kësaj radhe, Gilanasit nuk do t’a lëshojnë një shansë të tillë. Që tani, Sami Kurteshit, i uroj fitorën e sigurt !

 

You Might Also Like