Futboll

Mësohen gjyqtarët që do t’i referojnë Dritës dhe Gjilanit

Xhiroja e dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon në fundjavë me ndeshje tejet interesante.

Padyshim se ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në Gjilan, ku “kuqebardhët” do t’i bëjnë konak skuadrës së Feronikelit.

Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për javën e dhjetë.

Në ndeshjen Gjilani – Feronikeli, ‘bilbili’ i është besuar gjyqtarit Selim Isufi me asistentët Besnik Morina, Imran Kabashi dhe gjyqtar i katërt Dardan Caka.

Interesant pritet të jetë edhe në Podujevë, ku Llapi e pret kampionen e Kosovës, Dritën.

Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndaj Visar Kastrati me asistentët Granit Hyseni, Elvis Bicaj dhe gjyqtar i katërt Vigan Ibërdemaj.

You Might Also Like