Gjilan

Mësuesi Ilmi Ibrahimi do të kujtohet ndër gjenerata

Sot, pas një përballje me virusin korona, pushoi së rrahuri zemra e njeriut të mirë, pedagogut të shumë gjeneratave, dhe njeriut i cili shpërfaqte atdhedashuri e përkushtim për familjen e shoqërinë, mësuesi Ilmi Ibrahimi.
Pishtarin e dijes, mësuesin Ilmi Ibrahimi, do ta kujtojmë përgjithmonë ndër gjenerata, si burim krenarie e frymëzimi si kontributdhënës me vlerë në edukimin dhe arsimimin e brezave. Vepra e tij do të jetë simbol rezistence në edukimin e shumë gjeneratave.
Ndjestë i past shpirti i tij i bardhë. Ngushëllime familjes, rrethit dhe mbarë shoqërisë.

You Might Also Like