Futboll

Mezani: Duhej të ishim më të qetë pranë portës

“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe unë jam i kënaqur me lojtarët e mi. Kemi bërë dy gabime te pranimi i golave, por më pas morëm lojën nën kontroll dhe e dominuam kundërshtarin deri në fundin e ndeshjes. Duhej të ishim më të qetë pranë portës, por e rëndësishme po them është ritmi i lartë që treguan futbollistët tanë në këtë duel”.

Më pas Mezani gjithashtu gjeti kohë për tu marrë me analistët të cilët vazhdimisht janë marrë me skuadrën e tij.

“Janë marrë shumë me ne dhe kanë thënë se çfarë kanë thënë. Skuadra ka kapacitetin e duhur për të vazhduar garën për titull Këta lojtarë janë të dëshmuar dhe neve na mbetet të paraqitemi mirë në ndeshjet e radhës dhe rezultatet do të vijnë pa dyshim”, përfundoi Mezani.

You Might Also Like