Futboll

Mezani: E dhimbshme të pranosh gol në minutën e fundit

Tekniku vlonjat ka analizuar humbjen ndaj Prishtinës, teksa theksoi se është e dhimbshme të pranosh gol në minutën e fundit.

“Sigurisht që është e dhimbshme të pranosh gol në minutën e fundit, por humbja është humbje, sikurse në minutën e parë, sikurse në minutën e fundit. Kemi patur ekuilibrin gjatë gjithë kohës, teksa në pjesën e parë tentuam të kërkonim diçka më shumë në fazën ofansive, në pjesën e dytë kërkuam të mbronim rezultatin. Prishtina ka një skuadër shumë cilësore dhe na dënoi në fundin e ndeshjes”, deklaroi Mezani për ‘Super Sport Kosova’.

Më tej tekniku i kuqebardhëve foli edhe për ndeshjen e rradhës me Feronikelin, derisa potencoi se skuadra e tij nuk do të shkoj për të humbur.

“Sikurse me Feronikelin po ashtu edhe në ndeshjet tjera ne duhet të marrim maksimumin e pikëve. Kemi shumë punë për të bërë deri në fund, derisa do fillojmë qysh tani përgatitjet për ndeshjet e rradhës”, përfundoi Mezani.

Aktualisht Gjilani i Mezanit ndodhet në vendin e shtatë me 35 pikë të tubuara, tri më pak se zona e barazhit.

You Might Also Like