Futboll

Mezani: Ishte ndeshje e vështirë, fituam me meritë

Kryetrajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka uruar lojtarët e tij për shpirtin luftarak që kanë treguar në fushën e blertë. Ai pas ndeshjes ka theksuar se më nuk ka ndeshje të lehta dhe se në këtë fazë çdo lëshim do të ishte fatal për ekipet pretendente për vendet e para. Ai ka thënë se edhe Prishtina e deshi fitoren, por ka shtuar gjithashtu se deri në fund gara do të jetë shumë e fortë, andaj ai beson se grupi do të arrij qëllimin që vetit i ka vënë para.

You Might Also Like