Futboll

Mezani: Një fitore shumë e rëndësishme për ne

 

Gentjan Mezani e ka cilësuar si tejet të rëndësishme fitoren ndaj Drenicës, pasi që kampionati po shkon drejt fundit dhe gabimet nuk tolerohen.

“Një fitore shumë e rëndësishme në këtë pikë që jemi. Kemi patur shumë raste të humbura, por e rëndësishme ishte fitorja, pasi që luanim përballë një kundërshtari të veshtirë siç është Drenica me futboll të bukur dhe mbi të gjitha me nevojë të madhe për pikë”, deklaroi fillimisht Gentjan Mezani që  ka folur edhe për mungesën e mbrojtësve të majtë të ‘kuqebardhëve’ për ndeshjen e radhës ndaj Dritës.

“Halili po luan mirë, ndërkohe Jackson është i lënduar, nese nuk rikthehet ai gjatë javës duhet të gjejmë alternativa për në krahun e majtë të mbrojtjes. Kemi një javë për të rikthyer si të dëmtuarit, ashtu edhe ta përgatisim ekipin për derbi”, përfundoi Mezani.

You Might Also Like