Futboll

Mezani: Unë mbetem i kënaqur me këtë ritëm që ka skuadra

“Realizuam dy gola të hershëm, por që na futën në presion, sepse më pas filluam ta neglizojshmë kundërshtarin. Krijuam edhe disa mundësi të tjera për shënim dhe duhej bërë zgjedhja më të mira në repartin sulmues për të mbyllur aksionet më mirë. Gjithsesi dua që ti komplimentoj futbollistët për mënyrën se si luajtën dhe Dukagjinin për paraqitjen e treguar sot, pasi që dhanë më shumë se 100%. Shpresojë që ata të luajnë kështu e motivuar sikurse ndaj nesh dhe Prishtinës”, deklaroi fillimisht Mezani për “Super Sport Kosova”.

“Është e vërtetë që kemi luajtur me kundërshtarë nga pjesa e poshtme e renditjes tabelare, por ç’është e vërteta ata na kanë vënë shumë në vështirësi dhe unë për këtë dua që t’i komplimentoj, pasi që kanë bërë profesionistin duke dhënë maksimumin pavarësisht situatës në renditjen tabelare. Unë mbetem i kënaqur me këtë ritëm që ka skuadra dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu avash-avash për ta arritur objektivin”, përfundoi Mezani.

You Might Also Like