ARSIMI

Ministri i Arsimit inspektoi provimin e maturës në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”

Kryetarin i Gjilanit, Lutfi Haziri bashkë me  ministrin  për Arsim, Shkencë dhe Teknologji Shyqyri  Bytyqi e të shoqëruar edhe nga Nazim Gagica, drejtor për Arsim në Gjilan dhe Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” vizituan Gjimnazin e Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti”, me rastin e provimit shtetëror të maturës.

Kryetari Haziri, ka uruar suksese për të gjithë nxënësit, duke potencuar që së bashku me ministrin do të angazhohen që vazhdimisht të ketë kushte më të mira për garantimin e sukseseve nga nxënësit.

“Kemi vizituar sot së bashku me ministrin nxënësit nëpër disa klasa dhe nga ajo që jemi informuar nga monitroruesit por edhe koordinatorët nuk ka asnjë parregullsi dhe presim që nxënësit e Gjilanit dhe gjithë Kosovës të jenë me rezultate gjithnjë më të larta krahasuar me vitin paraprak. Poashtu me ministrin Bytyqi do të kemi bashkëpunim të vazhdueshëm në kuadër të punës për ngritje në cilësisë në arsimin e Kosovës që është detyrë e të gjithëve bashkërisht”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Ministri Bytyçi e ka përshëndetur organizimin mjaftë të mirë që është bërë në mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm për nxënësit e shkollave të mesme dhe rrugëtimin e tyre drejtë studimeve dhe shkencës gjatë të ardhmes.

“Është kënaqësi kur shohim nxënësit që krahas stresit kanë edhe entuziazmin e madh për të vazhduar tutje me studime e me arritje në shkencë. Ministria e Arsimit përkundër ndryshimeve që janë shkaktuar në testin e maturës, ka bërë të gjitha pëgatitjet që ky proces i vlerësimit të jetë në formën më të mirë të përgatitur”, potencoi ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyçi.

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka thënë se si drejtori, kanë bërë të gjitha përgatitjet që gjithçka të jetë konform rregullave.

Ai bëri të ditur se gjithçka ka qenë në rregull dhe nuk ka asnjë problem të paraqitur, sepse ka menaxhim dhe monitorim jashtëzakonisht të mirë që bënë edhe procesin më të lehtë.

Bekim Mustafa, drejtor i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, ka thënë se beson në suksesin e këtyre nxënësve.

You Might Also Like