Viti

Mjekët dhe infermieret e QKMF-së dhe zjarrfikësit pajisen me uniforma

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, është pajisur me uniforma të reja. Ky furnizim me uniforma për personelin mjekësor të kësaj Qendre, është bërë nga buxheti I komunës, për çka , drejtoresha Vjollca Kadolli-Halili, ka theksuar se ka qenë shumë I domosdoshëm.

Gjithashtu me uniforma janë pajisur edhe Njësia e Zjarrfikësve në Viti, ku 23 zjarrfikës të kësaj njësie janë pajisur me uniforma. Komandanti I kësaj Njësie Hetem Jakupi, ka bërë të ditur se investimi është bërë nga Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe një uniform ka vlerën rreth 1300 euro. “Uniforma e zjarrfikësve e cila është kundër zjarrit, është e kompletuar dhe ka gjitha mjetet e nevojshme që i duhen një zjarrfikësi”, ka thënë Jakupi.Aziz Zuka

You Might Also Like