Shëndeti

Mjekët specialistë po ikin

Dr.Ilaz Poroshtica, anëtar i Nënkomitetit për Shëndetësi në VV, dega në Gjilan

Megjithëse Spitali i përgjithshëm në Gjilan është nën kompetencat e M.Sh. për shkak se ky institucion shëndetësorë i ofron shërbime popullatës së komunës tonë, të gjitha problemet dhe mangësitë ,por edhe sukseset ,pashmangshëm reflektohen tek shëndeti dhe mirëqenja e qytetarëve tonë.

Në vazhdim do i cekim disa nga problemet më të mëdha që drejtëpërdrejtë e rëndojnë shëndetin,por edhe gjendjen material të popullatës. Të gjitha këto janë pasojë e asaj se asnjëhere që nga paslufta , shëndetësia nuk ka qenë prioritet i asnjë qeverie.

1. Mosmiratimi i sigurimeve shëndetësore janë njolla më e madhe e çdo pushteti,e cila në masë të madhe e rëndon xhepin e çdo pacienti , dhe jo rrallë e rrezikon edhe shëndetin e tyre – shpesh pacienti nuk ka mundësi t’i blejë të gjitha barnat e përshkruara.

2. Moskoordinimi i duhur mes Mjekësisë primare dhe asaj sekondare edhe pse do të duhej të fuksiononte si një sistem unik shëndetësor ,shkakton telashe të shumta edhe për pacientët ,por edhe në raportin punëtorë shëndetësorë – pacient. Nuk mbahen takime të përbashkëta as menagjeriale e as profesionale.

3. Mungesat e barnave esenciale edhe në shërbimin emergjent,ndikon jo rrallë edhe në acarimin e raporteve pacient-mjek. Pacientët janë të detyruar të blejnë edhe infuzione për të hyrë në operim,betadinen elementare,klipset për laparoskopi që 2 vite e tepër i blejnë në Prishtinë. Për një muaj janë nderprerë operimet me laparoskopi për shkak të mungesës së dioksidit të karbonit. Një kohë janë përdorur dorëza sterile në vend të atyre josterile anise janë disa fish më të shtrenjta.

4. Pritjet e gjata për operime elektive janë problem i madh,dhe kjo ndodhë për shkak të mungesës së hapësires së mjaftueshme për punë- kirurgu operon vetëm një herë në javë, dhe pacientët kërkojnë edhe zgjidhje të tjera, edhe në klinika private.

5. Tani veç ndjehet mungesa e disa kuadrove, si anesteziologë ,mjekë emergjent si dhe ortopedë edhe pse janë 2 orortopedë të diplomuar e që nuk janë në marrëdhënie pune. Për ate edhe terminet për kontollime jo emergjente janë të gjata.

6. Pasoja të politikave të gabuara,mosplanifikimit të duhur, pozites tejet nënmçuese të punëtorëve shëndetësorë,mungesës së perspektives, ikjes së kuadrove drejt perëndimit ,druaj se nëse nuk ndërmirren masa urgjente në përmirësimin e kësaj gjendje, situta pas jo shumë viteve do të jetë katastrofale.

7. Megjithë pengesat dhe problemet e shumta,kushteve jo të mira, keqmenagjimit, përçmimit të punëtorëve shëndetësorë, ata me punën e tyre të përditshme janë në kuptimin e plotë të fjalës heronj të këtij nënqielli,dhe ne duhet të jemi mirënjohës për punën dhe misionin e tyre as pak të lehtë në shërbim të shëndetit dhe mirëqenies së popullatës.

10.03.2020

 

You Might Also Like