Futboll

Mobilizohen Intelektualët, duan t’i japin zemër ekipit të tyre

 

Intelektualët, tifozët më të flaktë të KF Drita kanë ftuar gjithë anëtarësinë dhe qytetarët e Gjilanit, që sonte të jenë të pranishëm në stadium, në përcjelljen e klubit të tyre të zemrës, i cili do të udhëtojë për në Gjilbratar, ku do të ndeshet për herë të parë në historikun e klubit në garat e Champions League, kundër ekipit Santa Coloma të Andorrës.

 

Në postimin e plotë të Intelektualëve thuhet:

 

Ftohen te gjithë Intelektualët dhe qytetaret e Gjilanit qe sot nga ora 19:30 te jene prezent ne stadiumin “Selami Osmani-Bezi” per ti motivuar lojtaret qe nisen per ne Gjibraltar sonte.

Champions League  ?.
DRITA Krenari, DRITA Dashuri

You Might Also Like