Bujqësi

“Moea” me rendimente rekorde të mollëve

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga  bashkëpunëtorët, ka marrë pjesë sot në vjeljen e mollës tek kompania “Moea” në Kravaricë, e cila ka të mbjellura 30 hektarë, ku është pritur nga pronari Armend Malazogu.

Së bashku me pronarin Malazogu, kreu i Gjilanit ka vizituar edhe fabrikën për përpunimin e lëngjeve “Frutomania”, e cila është duke punuar me kapacitet të plotë deri 30 tonë në ditë, ndërkaq vjelje është duke bërë rreth 60 tonë në ditë.

Kryetari Haziri është ndarë shumë i kënaqur, e i impresionuar me punën dhe rendimentet rekorde të mollës, sikurse edhe me cilësinë e prodhimit të lëngjeve vendore.

“Ajo që pamë sot këtu, është vërtetë impresionuese. “Moea” e “Frutomania” janë storie e suksesit të prodhimit vendor dhe krenaria e Gjilanit, edhe sa i përket sasisë, por edhe cilësisë. E përgëzova menaxhmentin për angazhimin e madh, ndërkaq ia shfaqa zotimin e Komunës së Gjilanit në mbështetjen në aspektin e infrastrukturës, në mënyrë që të operojnë suksesshëm në këtë veprimtari. Këtu shumë familje gjilanase e sugurojnë bukën e gojës dhe kjo është vërtetë mbreslënëse”, ka thënë Haziri.

Nga ana tij, pronari i kompanisë “Moea”, në kuadër të së cilës operon edhe “Frutomania”, Armend Malazogu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen e madhe të Komunës së Gjilanit në regullimin e infrastrukturës.

Ai ka informuar së në këto kompani janë të punësuar 70 punëtorë të rregullt, ndërsa ky numër dyfishohet gjatë sezonës.

Ditët në vazhdim, kryetari i Gjilanit me bashkëpunëtorët do të vizitoj të gjithë agropërpunuesit që operojnë në Gjilan.

You Might Also Like