Libri

Monografi për “Flakën e Janarit”

Manifestimi Shumëkulturor “Flaka e Janarit” që tashti ka bërë emër kudo në trojet shqiptare mëtohet të përfshihet në një monografi, e cila mbase do të mund të botohej në ndonjërin nga përvjetorët e ardhshëm.

Bashkim Nexhepi, udhëheqës i Njësisë për Kulturë, Rini dhe Sporte, ka thënë se duhet mbledhur të gjitha materialet për të bërë një monografi për “Flaka e Janarit” dhe që krejt këto manifestime të mbajtura të mos lihen në harresë.

Nexhipi, që vije nga arti skenik, tha se ka qenë pikërisht Festivali i Dramës Kombëtare “Talia e Flakës”, që mblodhi artistë nga të gjitha trojet shqiptare dhe e cila solli shfaqje, gjithmonë që frymuan shqip, me tekste të autorëve shqiptarë.

Hasan Bunjaku, doajen i gazetarisë dhe  i kyçur në “Flaka e Janarit” që nga ditët e para të saj, ka thënë se nuk guxojmë t’i harrojmë ata që e NDEZËN këtë flakë  e që kjo të mos ndodh, madje as “pahiri”, do ishte e udhës që në ato bordet, Këshillat, Stafet e Grupet organizative, për shkak të ruajtjes së një kontinuiteti, të gjenden edhe ndonjë nga ata pak iniciatorë të evenimentit. Prandaj, për ta përligjë atë sentencën latine “Verba Volant – Skripta Manent”, kjo formë e monumentimit të Manifestimit e të Kujtesës sonë Kolektive për të, për ta fiksua çdo moment, ngjarje e ndodhi e në çdo kohë me dokumente të shkruara, e veçmas fotodokumentacione e madje edhe në forma të sofistikuara tashmë të teknologjisë informative – do të mbahet gjallë kjo Kujtesë, e, ajo çfarë është madje domosdoshmëri kohe, ndonëse vonë tashmë – nga ekspertë të lëmenjve të caktuar të të katër shtyllave, apo sa u bënë tashmë, të shkruhet sa më parë një MONOGRAFI për Manifestimin, siç do e bënte cilado qendër komunale, po ta kishte një perlë çfarë e posedojmë ne, e çfarë do duhej të mbahej ,mbrohej e ruhej nga stërkeqa, sepse do u hynim në hak organizatorëve, sikundër edhe atyre që në mënyrë decidive u dedikohet – viktimave, martirëve, dëshmorëve e heronjve të kombit të të gjitha epokave tona historike.

Bunjaku, duke folur për shtyllën e artit letrar, tha se ajo ishte ndër shtyllat kryesore, që e përcolli “Flakën…” që nga dita e parë, kurse e veçanta ishte konkursi letrar, ku defiluan qindra konkurrues. “Flaka e Janarit” ka përparuar artin letrar, ka thënë Bunjaku.

Isa Jakupi, nga arti muzikor, tha se kjo nismë për monografi është dashur të vije edhe më herët dhe rikujtoi se barëtëse e aktiviteteve muzikore ishte Shoqata e Pavarur Kulturore që u formua më 1991 dhe mori nismën për ngjalljen e jetës muzikore. Sipas Jakupit, SHPK ndihmoi edhe aktivitetet tjera të “Flakës…” dhe përkundër se vepronte në kohë e kushte të vështira, bashkë me kolegët e Shkollës së Muzikës mbajtën gjallë aktivitetet.

Avni Behluli nga arti pamor, tha se  artistët  nuk duruan dhunën serbe, andaj nisën që të ngjallin jetën edhe në kushte okupimi, andaj “Flaka e Janarit” krah të fortë pati edhe artistët figurativë që iu bashkëngjitën manifestimit, fillimisht duke hapur ekspozitë në SHF “Selami Hallaqi”, më pas edhe në Restorantin “Kulla”, SHF “Abaz Ajeti”, Shkolla e Muzikës e në Restornat “Konaku”, kurse “Peneli i Flakës” një armatë të tërë artsitësh.

 

You Might Also Like