Futboll

Morina: Mundëm një nga ekipet më të kompletuara në ligë

Arbnor Morina, kryetrajner i Gjilanit është ndarë shumë i kënaqur me fitoren e shënuar ndaj liderit në tabelë, Llapit nga Podujeva dhe këtë sukses ua ka dedikuar lojtarëve, shikuesve dhe kryesisë së klubit.

“Lojtarët po derdhin djersë, po punojnë e mundi po u shpaguhet.  Luajtëm me njërën nga ekipet më të kompletuara në ligë, por na ka bërë telashe vija e mesme, ku sot u desh të luajmë me lojtarë që nuk janë mesfushorë. Dëshira e madhe, angazhimi e vetëmohimi solli deri te fitorja. Ka mundur edhe Llapi të fitojë. Djemtë vetë e ditën rëndësinë e peshën e lojës dhe ndonjë portali iu prishën planet se nuk jemi në grupin e barazhit, por çfarë të bëjmë, jeta është e tillë”, ka thënë Arbnor Morina, kryetrajner i Gjilanit.

You Might Also Like