Futboll

Morina: Pësuam kur dhe ku nuk duhet të merret goli

Disa sekonda ia kanë ndërprerë Arbnor Morinës serinë e fitoreve ndaj Dritës. Ai nuk mund të jetë i kënaqur me rezultatin, ngase ekipi i tij pësoi pak para se të kryhej ndeshja, megjithatë është ndarë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij, të cilët luajtën mirë në pjesën më të madhe të lojës.

“Morëm gol aty ku nuk duhet të merret goli, morëm gol aty ku e marrim golin gjithmonë dhe ku lojtarët e caktuar gjithmonë gabojnë. Patëm katër futbollistë me infuzione, andaj nuk mundëm të bëjmë më tepër, andaj u desh që disa të balancohemi. Nuk ia arritëm, që në një lojë me një kundërshtar të mirë të fitojmë lojën. Ndodhi çka ndodhi mbetëm vetëm me një pikë”, tha Arbnor Morina./Kryelajmi/.

You Might Also Like