Viti

Mufail Halabaku, emërohet u.d  i detyres së drejtorit në SHMM ”Kongresi i Manastirit” në Pozharan

Shkolla e Mesme Mikse “Kongresi i Manastirit” në Pozharan, është bërë këto ditë me  drejtor të ri. Në këtë post menaxherial, si Ushtrues i Detyrës  së Drejtorit  në këtë institucion  arsimor është emëruar  me kohë të pacaktuar nga Drejtoria komunale e Arsimit, profesori Mufail Halabaku. Vendimi e për emërimin e tij si U.D.së drejtorit  siç u njoftuam është  marrë  pasi që ditë më parë ish drejtori i kësaj shkolle Fadil Rama, është pensionuar.

Mufail Halabaku , është edhe mësimdhënës në këtë shkollë dhe ka një përvojë të gjatë pune mbi 20 vjeçare në arsim dhe ka përvojë të duhur në postet menaxheriale me punën që ka bërë duke punuar me herët në disa shkolla e krahas profesionit të profesorit ai është dalluar edhe në aktivitete të tjera që  organizohen në shkollë  dhe në qytezën e Pozharanit, por edhe me gjerë.

Si ushtrues detyre këtë post do të ushtron deri ne shpalljen e konkursit për këtë post nga ana e institucioneve komunale të Vitisë.

Ndryshe,ai ka të kryer dy fakultete dhe atë  Fakultetin e Makinerisë dhe atë të Gjuhës Angleze. Aziz Zuka

You Might Also Like