Shëndeti

Muhamed Ismajli dhuron ndihmë nga Zvicra për popullin e Gjilanit

 

 
Nuk është hera e parë që Muhamed Ismajli dhuron ndihma sa herë që e kërkon nevoja për qytetarët e Gjilanit. Muhamedi në shumë raste gjithmonë i ka dal në ndihmë popullit të tij sado pak t’ju zbus gjendjen ekonomike familjeve skamnore.
Muhamed Ismajli i cili jeton e vepron në Dietikon të Zvicrës në përkushtim të atdhedashurisë për vendlindjen e tij, në këtë pandemi të COVID-19 ka dhuruar 1000 euro, që të ju del në ndihmë familjeve me nevojë në këto momente tejet të vështira, kur e gjithë bota po lufton me virusin COVID-19.
“Jam shumë i lumtur që këtë ndihmë po e ndaj me popullin tim në këto momente të vështira, uroj që kjo ndihmë e imja sado pak ti plotëson disa nevoja elementare për familjet në nevojë, njiherit i falenderohem edhe Komunës së Gjilanit që gjithmonë na ka mbështet në këto raste, ndërsa krerët e Komunës së Gjilanit po bëjn një punë kolosale për banorët e tyre dhe janë pranë tyre në këto ditë kur ata kanë nevojë më së shumti”, ka bërë të ditur, Ismajli.

Muhamed Ismajli njihet si donator i madhë për qështjen shqiptare kudo që kërkohet nevoja.

You Might Also Like