Futboll

Munishi: Sot e patëm shumë vështirë

Pas ndeshjes, trajneri Ismet Munishi është prononcuar për media, ku ka biseduar për ndeshjen në përgjithësi.

“Me të vërtetë më gëzon shumë kjo fitore, e kemi cilësuar si ndeshje të vështirë, Drenica ka qenë lider me meritë deri tani. Ka luajtur futboll më të mirë sesa të gjithë, e patëm shumë të vështirë sot”.

I pyetur nga gazetarët, që Gjilani është dukur ndryshe sot, Munishi u përgjigj kështu: “I kemi pas dy probleme kryesore, skuadra ka arrit në atë nivel që e kemi komfort të luajmë si të duam. Ne po dijmë t’i godasim kundërshtarët në kundërsulme. Kur e keni një portier sikurse Koliçi puna shumë më e lehtë”.

“Tash e tutje duhet të përmirësohemi duke luajtur mirë, duke luajtur futboll ofanziv të grumbullojmë sa më shumë pikë”.

“Kam marr epitete të ndryshme nga shumë trajnerë. Drenicën e vlerësojë shumë, gjyqtarët i kemi që nuk ndikohen. Kam respekt për Tahirin, na ka befasu të gjithëve, e kam mik të mirë dhe e pranoj këtë epitet. Nëse përveç Gjilanit, e kom një skuadër simpatike, ajo është Drenica”, tha Munishi për Art Sport.

You Might Also Like