Futboll

Munishi: Tempin tonë nuk mund ta përballojnë të tjerët

“Po e shijojmë momentin dhe nuk po mendojmë për asgjë tjetër përveç se ndeshje pas ndeshje. Nuk kemi aspak presion”, deklaroi Ismet Munishi për “Super Sport Kosova”.

Tekniku i ‘portokallinjëve’ më pas u ndal për ta analizuar ndeshjen, teksa deklaroi se skuadrat kundërshtare nuk po arrijnë ta përballojnë tempon e lojës të zhvilluar nga futbollistët e tij.

“Ishte një ndeshje e mirë, dhe referimi ishte i mirë. Ne e dinim rëndësinë dhe kemi vrapuar shumë për ta arritur këtë fitore. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, skuadrat tjera kanë probleme ta përballojnë tempon tonë dhe kjo u pa sot”, përfundoi Munishi.

You Might Also Like