Futboll

Musa Selimi sërish në krye të një ekipi

Musa Selimi, trajner i njohur gjilanas i është kthyer zejes së vjetër. Ai do të drejtoj një klub të Ligës së Parë të Kosovës në futboll. Selimi ka arritur marrëveshje me ekipin e KEK-ut. Musa Selimi më herët kishte drejtuar ekipet gjilanase Gjilani e Drita, sikurse edhe Feroniklin, por edhe klube të tjera dhe njihet si specialist për inkuadrime të Ligës së Parë në Superligë dhe këtë pritet ta dëshmojë edhe në ekipin e KEK-ut. Selimi ka pasur edhe një përvojë në futbollin zviceran, ku me sukses ka drejtuar KF Kosovën nga Zheneva.

KF KEK-u ka paralajmëruar një riorganizim, kurse Selimi është zgjedhur që të jetë pjesë e projektit që ka për synim kthimin në elitë. Këtë mesjavë KEK-u ka pësuar 1:0 në ballafaqim me Vitinë dhe momentalisht radhitet i njëmbëdhjeti në tabelë, kurse Musa Selimi ndeshjen e parë në krye të KEK-ut do t’a ketë në ballafaqimin me Dukagjinin në shtëpi.

You Might Also Like