Futboll

Musliu: Logos shkëlqimin mund t’ia japin vetëm trimat në fushë

 

Sali Musliu, piktor akademik nga Gjilani, që jeton e vepron në Gjermani tash e sa kohë është autor i logos së re të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Në një postim të tij në facebook, Musliu shprehet të jetë i lumtur që logon që e ka punuar ai është përzgjedhur që t’a përfaqësojë Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Vetëm trimat në fushë mund t’ia japin shkëlqimin kësaj logoje e neve na mbetet të jemi me shpirt e zemër pranë tyre”, ka shkruar Sali Musliu në facebook.

Ndryshe pas disa zërave rreth logos, me një prononcim të tijin ka dalë edhe Eroll Salihu, sekretar në FFK, i cili ka thënë se logo e Sali Musliut është zgjedhur nga komisioni në krye me e Florent Mehmetin, drejtor i Teatrit Oda, ndërkohë, anëtarë ishin Burim Myftiu, specialist i fotografisë komerciale, Jonader Bejo, drejtor i DigitAlbit në Kosovë dhe Erodita Klaiqi Kasumi, master e dizajnit grafik.

Sipas tij, kjo logo nuk është pritur mirë në opinionin sportiv në Kosovë, ajo është unike dhe atë e kanë zgjedhur komisioni profesional.

You Might Also Like