Futboll

Mustafë Ostërgllava, futbollisti që premton

 Pozharan, janar-    Në të shumtën e rasteve është thënë se dita e mirë shihet në mëngjes, e një gjë e tillë vlen për futbollistin Mustafë Ostërgllava.  Flokëbjondi nga Pozharani  edhe pse në moshë të re, tani e shtatë vite asnjëherë nuk ju nda topit “maxhik” të futbollit duke dëshmuar se ky futbollist ka një talent të jashtëzakonshëm në fushën e gjelbërt të futbollit.

Sulmuesi   që mund të luaj edhe si mesfushor   është i dashuruar pas futbollit, ka një synim të madh në karrierën e tij futbollistike. “Futbolli është një pjesë e imja e jetës, të merresh me futboll është kënaqësi e jashtëzakonshme tani e 7 vite asnjëherë nuk ju kam ndarë kësaj loje magjike, gjerë më tani jam shumë i kënaqur me atë se çka kam arritur”, shprehet 13 vjeqari Mustafë Ostërgllava që ka emrin përkëdhelës Tafa .

 

Flokëverdhi Endi Sopi përpos që është nxënës shembullor, ai është edhe futbollist që shumë bashkëfutbollist i kanë lakmi për paraqitjet e tij në fushën e futbollit.

“Jam shumë i kënaqur me rrethin ku stërvitem për çdo ditë bëhet punë profesionale, ndërsa nga shkolla e jonë e futbollit gjithmonë kanë dalur talent të mëdhenj të futbollit, të cilët sot kanë emra si në futbollin e Kosovës një ashtu edhe jashtë sajë”,  Ostërgllava.

 

Këtë djalosh e karakterizon nuhatjen të cilën ka për gol si dhe gjuajtjet precize dhe të fortë. “Shënimi i golit në portën kundërshtare për mua është festë, atë e përjetoj në mënyrën time sa më afër portës kundërshtare aq më i sigurt jam në ndeshje, ndërsa aspiratat e mija në të ardhmen janë që t`i bashkëngjitëm ndonjë Akademie të madhe të futbollit evropian për t`i sprovuar forcat e mija”, thotë  talenti  Mustafë Ostërgllava.

 

Për një talent të futbollit çfarë është  Tafa fjalë të mëdha kanë edhe dy trajnerët e shkollës të futbollit “Vllaznia ”  Elmaz Halimi dhe  Hazir Alidema dy ish lojtarë të Vllaznisë .

“Kemi të bëjmë me një futbollistë të jashtëzakonshëm, është një sulmues i shkëlqyer ka nuhatje për gol, është futbollist mjaft i disiplinuar, i cili i zbaton detyrat e marrura nga trajneri dhe mendoj se Tafa   jam shumë i bindur ka një ardhmëri të ndritshme të futbollistit”,thotë Elmaz Halimi. E  prindi i Tafës  Arsim Ostërgllava, shprehet se ai do të ketë mbështetjen  e plotë  të familjes në mënyrë që të ngritet në vazhdimësi për të arritur të bëhet një futbollist i dalluar. Aziz Zuka

 

You Might Also Like