KRONIKË E ZEZË

Na mal mbolli canabis sativa

Pas një pune mirë të organizuar operative në teren është zhvilluar një operacion policor nga hetuesit e njësitit anti drogë që veprojnë në Gjilan në bashkëpunim edhe me njësitet e Forezikës Rajonale dhe njësitet mbështetëse policore me 23 Korrik 2020, rreth orës 10:00, në fshatin Hodec komuna Kamenicë .

Është arritur të lokalizohet një fushë malore në një parcelë në pjesën e pyllit për të cilën është dyshuar se mund të këtë mbjellë kanabis sativa .

Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes është has një shtetas i Republikës së Shqipërisë ku i njëjti ka qene duke e punuar tokën e mbjellë me bimën dyshohet “Canabis Sativa” në të cilën parcelë ishin të mbjella 540 bimë të madhësisë nga 20 deri 50 centimetra .

Bimët e dyshuara janë sekuestruar si provë materiale për gjykatë.

Gjatë zhvillimit të hetimeve është identifikuar edhe personi i dyshuar shtetas Kosovar që besohet të jetë i involvuar në këtë rast, ai është arrestuar në një kafiteri në Prishtinë .

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokurori i shtetit dhe i njëjti ka lëshuar aktvendim të ndalimit policor për 48 orë, pas procedurave ligjore.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga Policia e Kosovës njësitet anti drogë që veprojnë në Gjilan .

You Might Also Like