OPINION

Na u pamundësua fjala

Liridona Bislimi-udhëheqëse e Departamentit për Media dhe Komunikim nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra VITI
Njoftimi i djeshëm komunal, për një debat qytetarë, doli të jetë takim i përbashket mes udhëheqësve të këtij subjekti (LDK).
Mund të pretendohet të qendroj brenda komponentëve të një debati të mirëfilltë, por realiteti e nxjerrë në një kuptimësi ose dimension tjetër. Sokol Haliti, dje përpos që i njoftoi vartësit  për të “arriturat”, e qeverisjes së tij, ai skajshëm u përkujdesë që ta mbytë-pamundësoi edhe zërin e atyre që ishin kritik, e opozitarëve të tij.
Këshilltarës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra VITI, Liridona Bislimit, në takimin e djeshëm i’u është pamundësuar fjala, dje qëllimisht ajo është privuar dy herë nga e drejta e fjalës, nga ajo që njeriun e identifkon dhe nxjerrë të pavarur. Kjo metodologji fatkeqësisht është shndërruar në fenomen, dhe tendenca e shtrirjës dhe praktikimit të kësaj metodologjie aspak nuk ka për ta ndalur zërin kritik dhe opozitar, aspak nuk ka për tu shuar zëri argumentues që mund të vie nga kushdo.

You Might Also Like