Gjilan

Naser Morina anëtarësohet në VETËVENDOSJE!

Naser Morina është i lindur në Fshatin Topanicë, komuna e Dardanës. Shkollën filore dhe të mesme e kreu në Gjilan, kurse fakultetin e ndërtimtarisë dhe arkitekturës e kreu në Prishtinë. Poashtu, është në prag të mbrojtjes së temës së disertacionit të doktoraturës në Universitetin shtetëror të Sarajevës në fakultetin e ndërtimtarisë në temën “ Hulumtimi i shkaqeve të dëmtimit të urave të betonit në rrugët shtetërore të Republikës së Kosovës “.

Gjatë jetës së tij punoi në fushën e ndërtimit prej vititi 2003 – 2012, kurse ishte i angazhuar në mbikqyrje në fushën e ndërtimtarisë nga komuna e Gjilanit në prej vitit 2006 – 2011. Gjatë këtyre viteve ai u nderu me shumë mirënjohje dhe lavdata, momentalisht punon si profesor në SHMT “ Mehmet Isai “ në Gjilan prej vititi 2008.

Në zgjedhjet komunale të vitit 2017 Naser Morina ishte kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit i nominuar nga Partia e Drejtësisë..

Prof. Naser Morina deri më sot ka 10 punime shkencore të pranuara ndërkombtarisht të prezentuara nëpër konferenca ndërkombëtare nëpër tërë botën në fushën e infrastrukturës, projektomit, rrëshqitjeve të dheut.

You Might Also Like