KRONIKË E ZEZË

Ndalohen dy persona për dhunë në familje

 

Gjilan, 24 tetor 2018 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy persona, për shkak të dyshimit se kanë shkaktuar dhunë në familje.

Në rastin e parë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.T, në komunën e Ranillugut, në këtë muaj, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, të dëmtuarës T.T, duke e goditur me grushte në fytyrë dhe pjesë të trupit, e cila për shkak të lëndimeve të pësuara ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Në këtë mënyrë, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ nga neni 188 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në rastin tjetër, dyshohet që i pandehuri F.S, në komunën e Gjilanit, ka shkaktuar dhunë në familje, në atë mënyrë që nën ndikimin e alkoolit dhe me thikë e kanos vajzën e tij L.F, deri në atë moment kur e dëmtuara arrin të i’a largojë thikën nga dora, me ç’ rast i njëjti përsëri tenton të e godas, duke gjuajtur me një dru në drejtim të saj.

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Kanosje’’ nga neni 185 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në të dy rastet, prokuroria ka lëshuar aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ushtruar kërkesat për caktimin e paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, ndaj dy të pandehurve, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

You Might Also Like