Teatër

Nderohen me mirënjohje personalitetet e vitit, Adriana Matoshi dhe Fatmir Spahiu

Gjilan, 14 qershor 2020 – Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, në kuadër të shënimit të ditëve të clirimit, ka nderuar me mirënjohje aktorët Adriana Matoshi dhe Fatmir Spahiu, të cilët po shkelqejnë në arenën ndërkombëtarë.

Adriana Matoshi, e cila është shpallur aktorja më e mirë në festivalin “See A Paris” në Francë për rolin e saj në filmin “Nëntori i Ftohtë” me regji të Ismet Sijarinës, ka thënë se ndihet e nderuar dhe e privilegjuar me mirënjohjen.

Ajo ka kujtuar në këtë aktivitet kohën e saj që nga lojërat e saj si fëmijë, angazhimin në role të ndryshme në Teatër, pastaj edhe si menaxhere e Teatrit të Qytetit dikur.

Ajo, njëkohësisht, ka përgazuar kryetarin Haziri për angazhimin që është duke bërë në vazhdimësi në sektorin e investimeve në përgjithësi dhe vecanërisht në sektorin e kulturës që Gjilanit me mbështetjen e tij i ka dhënë emër dhe frymë kulturës në përgjithësi.

Aktori Fatmir Spahiu, i cili është producent i filmit “Nëntori i Ftohtë”, e ka falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për kujdesin e vecantë që e shfaqë për aktorët në përgjithësi dhe kulturën, duke i mbështetur në të gjitha projektet.

Këtë ngjarje e kanë përshëndetur edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani dhe drejtori i Teatrit të Qytetit, Erson Zymberi.

You Might Also Like