Libri

NDEROHET NJËRI NGA PENAT MË TË SHQUARA TË LETËRSISË SONË, BEQIR MUSLIU

Nesër në Gjilan, në 75 vjetorin e lindjes dhe në 24 vjetorin e kalimit në amshim

NDEROHET NJËRI NGA PENAT MË TË SHQUARA TË LETËRSISË SONË, BEQIR MUSLIU

Pikërisht në 75 vjetorin e Tij të lindjes, më 11 qershor, 2020, Gjilani, si vendlindje e tij, nderon në pajtim me kushtet dhe rrethanat e kësaj kohe pandemike, njërin nga bijtë e saj më të çmuar, shkrimtarin Beqir Musliu.
Përmes Zyrës së Kryetarit të komunës, z. Lutfi Hazirit, Drejtorisë për kulturë, rini e sport si dhe asociacionit alternativ të shkrimtarëve të Kosovës Ars Clubit “Beqir Musliu”, me seli në Gjilan, në ora 10:00, te Varri i shkrimtarit, do të vendosen lule dhe do të bëhen nderime.
Më pas, ora 11:00, në Zyrën e kryetarit të kësaj komune, një Juri profesionale, e emëruar nga kryetari Haziri, do të bëjë publike emrin e fituesit të ri të Çmimit letrar “Beqir Musliu”, njërit nga çmimet më prestigjioze në vend, që jepet në nderim të jetës dhe veprës së këtij shkrimtari të shquar gjilanas, që nga viti 2004 e këndej.
Çmimi letrar “Beqir Musliu” , pavarësisht rrethanave pandemike, i reduktuar paksa në procedura dhe nga cereominia publike, ruan vazhdimësinë dhe synimin kryesor që ka, për t’i vlerësuar dhe shpërblyer vlerat e mirëfillta artistike si dhe prurjet e reja në letërsi.
Deri më tash, me këtë Çmim letrar janë nderuar: Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Musa Ramadani, Visar Zhiti, Ibrahim Kadriu, Rexhep Qosja, Ramadan Mehmeti, Nehas Sopaj, Anton Nikë Berisha, Ramadan Musliu, Shaip Beqiri, Ramadan Rexhepi e Edi Shukriu.
Cili do të jetë fituesi i 14-të me radhë, do të dihet nesër 

You Might Also Like