KRONIKË E ZEZË

Ndërroi jetë profesori Rexhep Qamili

 

Ka ndërruar jetë profesori i Kulturës Fizike, Rexhep Qamili, është bërë e ditur nga familjarë të të ndjerit. Rexhep Qamili vite me radhë ka punuar profesor i Kulturës Fizike, më së tepërmi në Shkollën Fillore “Selami Hallaqi” dhe në Gjimnazin “Zenel Hajdini”. Ai do të mbahet në mend edhe si trajner dhe gjyqtarë i lojës së basketbollit dhe shumë të arritura të tjera në lëmin e kulturës fizike.

 

Në njoftimin e lëshuar nga familja është thënë:

 

Sonte më 02.06. 2020 ndërroi jetë baba jonë Rexhep Qamili!
Vdekja të largoi nga ne, por TI gjithmonë do të jesh i pranishëm në mendjet dhe zemrat tona.

Do të na mungosh gjithmonë! Ne jemi krenarë që patëm një baba si TY që na trasoi rrugën drejt perspektivës e të ardhmes më të ndritur dhe na përkrahe në çdo moment të jetës!

Tani do t’i bashkohesh nënës dhe Rritës!

Zoti të mëshiroftë e të shpërbleftë me Parajsë!

Varrimi i të ndjerit bëhet me drekë më 03.06.2020 në varrezat e qytetit të Gjilanit!

You Might Also Like